Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina rrëzon 2 helikopterë rusë Ka-52

Ukraina rrëzon 2 helikopterë rusë Ka-52

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar 2 helikopterë Ka-52 të Rusisë, sipas zëdhënësit të Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshcuk. Oleshcuk, në një deklaratë nga rrjetet sociale, theksoi se ushtria e Ukrainës rrëzoi një helikopter Ka-52 të Rusisë në drejtim të rajonit Bakhmut. Edhe në një deklaratë të bërë Qendra e Komunikimit Strategjik të Forcave të Armatosura (StratCom) të Ukrainës, thuhet se edhe në afërsi të zonës Robotin në drejtim të rajonit Zaporizhzhia u rrëzua një helikopter rus Ka-52. Shefi i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak në postimin e tij në rrjetet sociale, vuri në dukje se 2 helikopterët Ka-52 që janë rrëzuar nuk mund të fluturojnë pa komponentë të huaj. “Ushtarët tanë shprehin vazhdimisht se ‘rusët i përdorin këto në mënyrë aktive për të dominuar epërsinë ajrore dhe për të goditur pozicionet e forcave tona të mbrojtjes’ “, vlerësoi Yermak. Ekspertët ukrainas kanë shqyrtuar për një periudhë të gjatë helikopterët Ka-52, informoi Yermak duke thënë se “E dimë që këto helikopterë, përmbajnë komponentë të teknologjisë së lartë që vijnë nga vendet e Perëndimit dhe të Azisë”. Më tej Yermak potencoi se po hetojnë rrugët që Rusia siguron këto komponentë duke kapërcyer sanksionet dhe se po punojnë me qeveritë e vendeve dhe kompanitë prodhuese për të kufizuar industrinë ruse të mbrojtjes. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments