Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Premte,18 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Premte,18 Gusht 2023

Pjesa e parë e ditë në Republikën e Kosovës parashikohet të jetë kryesisht nën mbizotërimin e kthjellimeve, POR në zonat veriore do të ketë edhe kalime të lehtë të vranësirave. Ndërsa pasditja pritet të shfaqi vranësirat të dendura në të gjithë territorin e vendit, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës duke gjeneruar rrebeshe të dendura shiu. Temperatura maksimale gjatë të premte do të regjistrohet në qytetin e Gjakovës me 34 gradë C në orët e mesditës.

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites, POR do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të dendësohen në të gjithë territorin e MV, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar shira në formë rrebeshi. Herë pas here do të ketë edhe shkarkesa elektrike.

Kontinenti Europian; në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Konkretisht; gadishgulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Qëndra e kontinentit do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Po ashtu brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi MBETEN nën ndikimin e motit të kthjellët. NDERSA vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të vijojnë ndikimin e tyre në Europën Veriore dhe atë Lindore duke sjellë mjaft probleme me përmbytjet. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të dominojnë ishujt Brtitanikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments