Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATurbina me erë më e lartë në botë 

Turbina me erë më e lartë në botë 

Kina shpesh llogaritet ndër ndotësit kryesorë globalë, por teknologjitë pioniere po studiohen gjithashtu në vendin aziatik për të prodhuar energji të pastër në një shkallë të gjerë. Ky është rasti i turbinës më të madhe të erës në planet, e inauguruar më 19 korrik në një park në det – domethënë i ndërtuar në det – në shtrirjen midis brigjeve të provincës Fuijian (Kina jugore) dhe Tajvanit. Ky gjigant i gjelbër quhet ”MySE 16-260” dhe është 152 metra i lartë (si një ndërtesë 50-katëshe). E lidhur me turbinën është një helikë me tre tehe 123 metra e gjatë dhe me peshë 54 tonë secila, rrezja e veprimit të së cilës mbulon një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë (madhësia e shtatë fushave të futbollit). Ndërtimi i këtij kolosi është vepër e China Three Gorges Corporation, një lider në këtë sektor dhe me interesa të gjera edhe në treg. Kjo është hera e parë që një gjenerator 16 megavat lidhet me një rrjet komercial dhe thuhet se është në gjendje të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar 36 000 familje me tre persona për një vit të tërë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments