Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 32 gradë C në qytetin e Gjakovës.
Territori i MV do të vijoj me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash edhe gjatë ditës së enjte, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit rregjistrojnë 15 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 35 gradë në qytetin e Shkupit.
Europa Veriore dhe Lindore MBETEN nën ndikimin e vrënsirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira PARAQITEN Europa Qëndrore KU parashikohet që reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve. Ndërsa me kthjellime dhe temperatura të larta pritet të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës KU vlera më të larta priten në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit.