Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBM – Rritet shkalla e papunësisë

BM – Rritet shkalla e papunësisë

Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe regjistroi një rritje në tre muajt deri në qershor, edhe pse pagat u rritën me një ritëm të shpejtë. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se shkalla e papunësisë u rrit në 4,2% gjatë tremujorit, 0,3 pikë përqindje më shumë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. “Kjo është rritja më e lartë që në 2021, e cila i ka tejkaluar nivelet para pandemisë”, tha ONS. Statisticienët thanë se paga e rregullt, e cila përjashton bonuset, u rrit në 7, 8% krahasuar me një vit më parë. “Kjo është norma më e lartë e rritjes së rregullt vjetore që kemi parë që nga fillimi i regjistrimeve të krahasueshme në 2001,” tha ONS. “Kjo është hera e parë që nga tetori 2021 që pagat reale janë rritur”, shtoi ONS. Të dhënat treguan se numri i punonjësve u rrit me 97 000 në 30,2 milionë në korrik, megjithëse ONS tha se ky ishte një vlerësim i përkohshëm dhe pritej të rishikohej pas grumbullimit të më shumë të dhënave, muajin e ardhshëm. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments