Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFilmat kosovarë në festivalin e Sarajevës

Filmat kosovarë në festivalin e Sarajevës

3 filma kosovarë në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon fuqishëm me praninë e saj nëpër botë me filmat më të rinj që i ka mbështetur. Premiera botërore e filmit “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village” u dha në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, ku ditëve në vijim do të shfaqen edhe 1 film bashkëprodhim dhe 1 zhvillim skenari. Përkrahur nga QKK, dokumentari i metrazhit të shkurtër shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi. Regjisori Sovran Nrecaj, producentja Aurela Kadriu dhe drejtori i fotografisë Besim Ugzmajli, ishin të pranishëm në premierë, pas së cilës ju përgjigjën pyetjeve të audiencës në një sesion diskutimi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments