Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëvë të paradites. Gjatë, orëve të pasdites; vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin POR nuk priten reshje. Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.