Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, po tregojnë aftësi të jashtëzakonshme mbi procedurat EOD të demontimit të armëve shpërthyese. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se kjo është dëshmi e qartë, e përgatitjes dhe angazhimit të tyre të palodhur. “Forcat e Armatosura, bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe siguruar interesat e Aleancës së NATO-s”, nënvizoi ministri Peleshi. “Efektivët tanë janë shembull frymëzues për të gjithë ne duke na treguar se sa të rëndësishme janë përpjekjet e përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë”, theksoi ai. ATSH
Peleshi: Efektivët e FA në Letoni,mbi procedurat EOD
RELATED ARTICLES