Populisti libertarian, Javier Milei ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës në Argjentinë, sipas raporteve të mediave. “Ekonomisti 52-vjeçar mori 30,11% të votave pasi ishin numëruar 96% e qendrave të votimit”, raportoi gazeta Clarín të hënën. Thuhet se Milei është ideologjikisht i afërt me ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump. Zgjedhjet paraprake të kërkuara ligjërisht, të njohura si Paso në Argjentinë, shërbyen për të sqaruar se cilat parti do të kandidonin për postin e vendit në zgjedhjet presidenciale të 22 tetorit. Në zgjedhjet presidenciale lejohen të marrin pjesë vetëm partitë dhe aleancat elektorale që marrin të paktën 1,5% të votave. Për opozitën konservatore, kryebashkiaku i kryeqytetit Buenos Aires, Horacio Rodríguez Larreta dhe ish-ministrja e Brendshme, Patricia Bullrich së bashku morën 28,27% të votave. Fitorja e Milei ishte pritur me padurim, pasi ai qëndron jashtë spektrit tradicional partiak të peronistëve dhe konservatorëve të vendit të Amerikës së Jugut. Ai e përshkruan veten si një “anarko-kapitalist”. ATSH
ARGJENTINË-Milei fiton zgjedhjet presidenciale
RELATED ARTICLES