Synon të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldos, ndërkohë që e krahasojnë me lojtarë që në dy vitet e fundit kanë fituar kampionatin italian. Personazhi është Erald Krasniqi, mesfushori me tipare sulmuese që është pjesë e moshave të Heerenven. Në shtator ai mbush 18 vjeç, ndërkohë që është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe synimet për të ardhmen i ka të mëdha. Në rubrikën “Talenti shqiptar” tregon se nuk e kishte të vështirë të pranonte të vishte fanellën kuqezi, edhe pse më parë ka luajtur me moshat e Holandës. Krasniqi rrëfen si nisi të luajë futboll, kujton debutimin me Shqipërinë U-18, rolin e preferuar dhe shumë gjëra të tjera. ATSH