Mijëra banesa janë prekur nga përmbytjet pasi ntajfun që goditi Rusinë lindore. “Mbi 4 300 shtëpi në 16 fshatra, 5,600 prona dhe 43 seksione rrugore janë ende nën ujë në rajonin e Primorsky Krai”, sipas agjencisë së mbrojtjes civile. Njëzet e tetë fshatra u prekën nga përmbytjet. Deri më tani nuk janë raportuar të vdekur. Më shumë se 2 000 banorë janë evakuuar. Në ditët e fundit, rajoni në lindjen e largët të Rusisë, i cili kufizohet me Kinën, është prekur nga tajfuni “Khanun”, i cili goditi edhe Japoninë. Zonat bregdetare të Primorsky Krai kufizohen me Detin e Japonisë ose Detin Lindor. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga një shperthim i digës pranë qytetit Spassk-Dalny dhe shirave të dendur pas tajfunit. “Uji rreth Spassk-Dalny, ka nisur të tërhiqet ngadalë”, sipas administratës rajonale. Pas ndërprerjes së funksionimit të disa stacioneve të transformatorëve për shkak të përmbytjeve, shumë familje kanë mbetur pa energji elektrike. ATSH