Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevicius tha se duhet bërë më shumë për të shpjeguar politikën klimatike të bllokut në funksion të kundërshtimeve të skeptikëve të krahut të djathtë. “Deklaratat që nënvlerësojnë ndryshimin klimatik ose argumentojnë se ai nuk shkaktohet nga njerëzit nuk mund të hidhen poshtë kaq thjesht”, tha Sinkevicius në Bruksel. “Duhet të kemi gjithmonë parasysh ndikimin socioekonomik të legjislacionit të ri”, tha ai. Komisioneri tha se ishte i bindur se teknologjitë e pastra dhe e ashtuquajtura Marrëveshja e Gjelbër e BE-së mund t’i japin Evropës një avantazh konkurrues. Marrëveshja e Gjelbër synon ta bëjë BE-në neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050, e cila përfshin masa në sektorë të ndryshëm si energjia, transporti, industria dhe bujqësia. Paketa klimatike “Fit for 55” e Komisionit Evropian synon të reduktojë emetimet e dëmshme të gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990. Mes partive të tjera të krahut të djathtë në Evropë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë e dyshon faktin se ndryshimi i klimës është i krijuar nga njeriu dhe kundërshton në thelb politikën klimatike të BE-së. ATSH