Wednesday, November 27, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë, 14 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë, 14 Gusht 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 34 grad në qytetin e Gjakovës.

Vijonë Republika e MV të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU në orët e para të ditës do të kenë intervale të gjata me kthjellime. POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do ti shtoj gradualisht vranësirat në të gjithë MV, KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Veriore të vendit. Temperatura maksimale në orët e mesditës do të shënohet në qytetin e Shkupit me 36 grade.

Pjesërisht Europa Qëndrore dhe Ishujt Britanik do të jenë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Euorpa Jugore PARAQITET nën ndikimin e masave ajore të qëndrueshme, të cilat sjellin dominim të kthjellimeve. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments