Wednesday, November 27, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Shtunë,12 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Shtunë,12 Gusht 2023

Territori i Kosovë do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradula i vranësirave sifillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. POR nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten ditën e shtunë duke bërë që maksimumet të ngjiten në 35 grad në orët e mesditës në qytetin e Shkupit. 

Europa Veriore dhe Lindore vijojnë të dominohen nga vranësirat të cilat gjenerojnë reshje shiu, herë pas here të shoqëruara me fuqizim të përkohëshëm të parametrit të erës. Gjithashtu pjesërisht Qëndra e kontinentit PARAQITET me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme MBETET Europa Jugore, KU kthjellimet do të jenë dominuese. POR më të theksuara kthjellimet pritet të jenë në gadishullin Iberik dhe në Ballkanin Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments