Eldorian Hamiti për të gjykuar në Conference League

0
6

Federata Europiane e Futbollit i beson trupës së gjyqtarëve nga Shqipëria ndeshjen e Conference League mes “Hamrun” dhe “Ferencvarosh” në stadiumin “Ta’Qali”. Sipas vendimit të marrë nga UEFA ndeshja që do të luhet sot në orën 19:30 në Maltë, e vlefshme për turin e tretë të Conference League, do të gjykohet nga Eldorian Hamiti. Lezhjani do jetë “bilbili” kryesor. Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Rejdi Zaimi. Arbitër i katërt do jetë Andi Koçi. Kjo është ndeshja e dytë që Hamiti gjykon në Conference League. Më herët dhe gjyqtari tjetër Juxhin Xhaja me një tjetër trupë shqiptare ishte në detyrë një javë më parë. Një lajm i mirë për arbitrat shqiptarë, që kanë nisur të zënë hapësirën e tyre dhe në futbollin europian. Ky është viti i parë kur “bilbilat” shqiptarë arbitrojnë në Europë, ndërsa pritet të shihet nëse një impenjim të tillë do ta kenë edhe në fazën e grupeve.