Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPORTUGALI – 1 400 persona evakuohen për shkak të zjarreve

PORTUGALI – 1 400 persona evakuohen për shkak të zjarreve

Zjarret e shumta në pyje në Portugali kanë angazhuar brigadën e zjarrfikësve, mbrojtjen civile dhe vullnetarë të tjerë në të gjithë vendin. Tri zjarret më të mëdha u raportuan sot në Odemira në jugperëndim, në Leiria në qendër dhe në Cinfães në veri të Portugalisë. “Më shumë se 1000 zjarrfikës po luftojnë me flakët”, raportoi gazeta Público duke cituar autoritetet portugeze të mbrojtjes civile. Në Odemira, rreth 1 400 persona u evakuan nga 19 fshatra dhe transferuan në një kamping. Sipas zyrtarëve, sot ka pasur zjarre aktive në rreth 15 zona të destinacionit të pushimeve. “Shumë banorë u plagosën, kryesisht personeli i urgjencës”, tha ai. Shërbimi i motit IPMA paralajmëroi për fazën më të lartë të rrezikut nga zjarri në pyje në më shumë se gjysmën e territorit të Portugalisë, duke përfshirë kryeqytetin e Lisbonës. Temperaturat e larta, të cilat herë pas here arritën mbi 40 gradë Celsius, së bashku me erërat e forta dhe thatësirën e gjatë kontribuan në rrezikun e lartë të zjarreve në pyje. Nga fundjava e në vazhdim rreziku do të ulet ndjeshëm për shkak të uljes së temperaturave.. Pavarësisht paralajmërimeve, MPB-ja përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke deklaruar se puna e shërbimeve të emergjencës mbetet efektive. Sipas shifrave zyrtare, në Portugali ka pasur më shumë se 5 600 zjarre që nga fillimi i vitit, të cilat kanë shkatërruar gjithsej gati 25,000 hektarë tokë, e barabartë me rreth 35,000 fusha futbolli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments