Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“La Repubblica”: Bregdeti shqiptar, “Maldivet e Europës”

“La Repubblica”: Bregdeti shqiptar, “Maldivet e Europës”

Ksamili mund të konsiderohet si “Maldivet e Europës”. Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento, por me një ndryshim, në Pulia një ombrellë dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni ende me 10-15 euro, sipas “La Repubblica”. Një belveder luksoz në Itali mund të kushtojë deri në 1099 euro, ndërsa këtu një grup djemsh nga Foggia arritën të binin dakord me nje çmim prej 60 eurosh. Arben Çipa, president i shoqatës kombëtare të operatorëve turistikë, e mat suksesin e destinacionit me të njëjtin matës si kolegët e tij në Liguria apo Sardenia. “Çmimet e shezlongëve këtë vit variojnë nga 10 euro deri në 500 euro në ditë”, tha ai. Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, Vendi i Shqiponjave është zgjidhja e fundit, edhe në këto anë luksi ndiqet dhe së shpejti do të duhet të kërkojmë një destinacion tjetër. Por, tani për tani, parajsa kalimtare e pushuesve kursimtarë, atyre që nuk duan të shpenzojnë një rrogë tashmë të prekur nga inflacioni, është ky përqafim qielli dhe deti që hapet nga malet drejt Korfuzit, Ksamili, ku një në tre turistë është italiane. Më e egër se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romanja dhe me një det të ngjashëm me atë të Pulias, por më lirë. Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 për qind. “Ne po shkojmë drejt një tregu masiv me kosto të ulët, duke tërhequr turistë të interesuar vetëm për dhoma dhe alkool me çmime të volitshme. Kjo është një strategji që ka rezultuar e pasuksesshme në të gjitha vendet e Mesdheut”, tha Auron Tare është anëtar i këshillit të UNESCO-s për vendet arkeologjike dhe është operatori turistik për VIP-at. Neritan Ceka ishte një nga baballarët e parkut arkeologjik të Butrintit, i cili tashmë rrezikon të preket nga ndërtimet e hotelierëve shqiptarë, në shumë raste ish-emigrantë në Itali që mësuan sekretet e kuzhinës dhe mikpritjes italiane dhe më pas investuan kursimet e tyre në vila me qira. Dhjetë vjet më parë janë ndërtuar vila pa leje dhe janë shitur me çmime shumë të ulëta, disa qindra euro për metër katror. Në vend që paratë të futeshin në bankë, janë blerë apartamente me njëzet mijë euro. Prandaj janë me mijëra shtretër me çmime qesharake. Por, kostoja e punës tani në sektorin privat është në rritje. Dhe së shpejti do të shihen shumë resorte të stilit Cisternino në Shqipëri. Giuseppe, një napolitan nga Sant’Antonio Abate, një nëpunës civil, dhe gruaja e tij, organizuan një pushim të këndshëm një-javor për katër persona me çmimin 2500 euro. ”Para se të mbërrinim në Ksamil ishim në Vlorë. Kam parë ndërtesa pesëmbëdhjetëkatëshe që shiten me një mijë euro metër katror. Me siguri në pak vite do të vlejnë trefish më shumë”, tha ai. “Paguam gjithsej 40 euro për të ngrënë mish të shkëlqyeshëm të pjekur në skarë të gatuar mbi qymyr. Sigurisht, kuzhina jonë është më e rafinua”, shtoi ai. “Çdo javë, dy mijë italianë mbërrijnë në Sarandë, e cila ka njëzet mijë banorë”, tha Çipa “Në Ksamil pub-et ofrojnë muzikë tekno. Tek ne, një mbrëmje në disko kushton pesëdhjetë euro, këtu dhjetë, ose është falas”, tha një turiste. Në Lido të hotelit Poda një Heineken kushton pesë euro, një natë 220 euro, e cila përfshin pamjen nga deti, mëngjesin dhe darkën, peshqirët e pishinës, çadrat dhe shezlongët, internetin dhe parkimin. Por, vetëm pak vite më parë, tejkalimi i pragut prej 200 për person do të ishte i paimagjinueshëm. “Nëse çmimet vazhdojnë të rriten kaq shumë, do të jetë problem për destinacionin tonë”, tha Çipa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments