Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE 901 të rinj kanë zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura

 901 të rinj kanë zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura

901 të rinj kanë zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura për të vazhduar studimet e tyre. Lajmin e dha sot minsitri Niko Peleshi, i cili u shpreh se, ka interes shumë të lartë të maturantëve për t’iu bashkuar Akademisë së Forcave të Armatosura. “350 të rinj kanë zgjedhur Marrëdhënie Ndërkombëtare, 171 prej tyre Shkenca Komunikimi, ndërsa 380 kanë zgjedhur Teknologji Informacioni dhe Komunikim në fushën e Mbrojtjes”, theksoi Peleshi. “Transformimi vazhdon, pagesë mujore dinjititoze, akomodim dhe ushqim falas për çdo student për të gjithë periudhën e studimit dhe në përfundim punësim përmes mundësive që japin FA”, shtoi Peleshi. “Me një program të avancuar të studimeve bachelor, Akademia jonë ofron një kombinim të shkëlqyer të edukimit akademik dhe trajnimit ushtarak”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments