Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREApple, 82 miliardë dollarë të ardhura në prill-qershor

Apple, 82 miliardë dollarë të ardhura në prill-qershor

Kompania amerikane e teknologjisë shumëkombëshe Apple regjistroi të ardhura të tremujorit prej 81.8 miliardë dollarësh në periudhën prill-qershor, sipas deklaratës së rezultateve financiare. Shifra është ulur me 1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Jemi të lumtur të njoftojmë se patëm rekord të të ardhurave të të gjitha kohërave në shërbime gjatë tremujorit të qershorit, të nxitur nga mbi 1 miliard abonime të paguara dhe pamë rritje të vazhdueshme në tregjet në zhvillim falë shitjeve të fuqishme të iPhone”, deklaroi drejtori ekzekutiv, Tim Cook. Shërbimet arritën në 21.2 miliardë dollarë për tre muajt që përfundojnë më 1 qershor, 8.2 për qind më shumë nga 19.6 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet neto të produkteve ranë pothuajse 4.3 për qind në 60.6 miliardë dollarë nga 63.3 miliardë dollarë në bazë vjetore. Të ardhurat neto ndryshuan pak, duke arritur në 19.8 miliardë dollarë nga 19.4 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. Shitjet e iPhone ranë në 39.6 miliardë dollarë nga 40.6 miliardë dollarë. Shitjet e Mac ranë në 6.8 miliardë dollarë nga 7.4 miliardë dollarë ndërsa shitjet e iPad shënuan rënie në 5.8 miliardë dollarë nga 7.2 miliardë dollarë. Me rënien e shitjeve, rënie pati edhe në çmimin e aksioneve të Apple-s me 1.7 për qind në 187.93 dollarë për aksion në Nasdaq që në orët e pasdites.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments