Pas zbarkimit në ishull, mbrëmjen e djeshme, të 57 migrantëve dhe dy kufomave (një grua dhe një fëmijë) të shpëtuar nga anijet e patrullës së Rojës Bregdetare italiane, u konfirmua se migrantët ndodheshin në dy anije, që më pas ishin mbytur. Anija e parë kishte 48 migrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan. Sipas tyre, tre ishin zhdukur. Në anijen e dytë mungonin rreth 30 migrantë Hetuesit e Skuadrës Lëvizëse të Selisë së Policisë së Agrigentos do të përpiqen sot të dëgjojnë sërish të mbijetuarit, 47 burra dhe 10 gra, të gjithë të tronditur, në përpjekje për të rindërtuar atë që ndodhi. Gjatë natës, dy kufomat i zbarkuan në skelën e Favarolos, trupat e fëmijës një vjeç e gjysmë dhe gruas, të dy nga Bregu i Fildishtë, u transferuan në morgun në varrezat e Cala Pisanas.