Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bënë thirrje maturantëve të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi thekson se ndjekja e akademisë së Forcave të Armatosura ka shumë avantazhe. “Edhe disa orë kanë mbetur nga momenti i vendimit për studimet universitare dhe Akademia e Forcave të Armatosura është zgjedhja më e preferuar nga studentët e rinj”, shprehet Peleshi. Ministri thekson se pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurtë, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie. “Edukimi në AFA është i barabartë me institucione të njohura ndërkombëtare si Ëest Point në SHBA, ndaj apliko tani online në portalin http://ualbania.al dhe mos e humbisni mundësinë për të ndjekur një karrierë të denjë e prestigjoze”, përfundon Peleshi. ATSH