Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim graual të vranësirave në të gjithë territorin.
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Linodre të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të MV.
Pjesërisht Europa Qëndore dhe gadishulli Skandinav parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shumta do të jetë edhe Europa Linodre, KU pritet të ketë rrebeshe shiu dhe breshëri. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Ishujt Britanik do të dominohen nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.