Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI – Dënime më të rrepta për zjarrvënësit

GREQI – Dënime më të rrepta për zjarrvënësit

Zjarrvënësit do të përballen me gjoba në rritje, deklaroi ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, pas raportimeve se shumë prej zjarreve në kontinentin dhe ishujt grekë këtë verë janë vënë qëllimisht. ”Gjobat do të rriten deri në 30 000 euro ose më shumë”, i tha Kikilias transmetuesit shtetëror ERT të hënën në mbrëmje. Sipas gazetës ”Proto Thema”, masa ka për qëllim kryesisht parandalimin dhe shuma mund të dyfishohet për shkelësit e përsëritur. Shkelësit gjithashtu mund të detyrohen të paguajnë për shpenzimet e shuarjes së zjarreve. Deri më tani, ligji ka paraparë gjoba prej 300 euro deri në maksimum 5 000 euro. Dhjetëra zjarre po shpërthejnë çdo ditë në të gjithë Greqinë, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e kushteve javë të thata. Javën e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ia atribuoi shumicën e zjarreve zjarrvënësve. Shumë prej zjarreve shkaktohen nga pakujdesia, për shembull kur digjen pjesët e prera të kopshtit ose kur ndizen barbekju në kushte me erë. Shkëndijat e shkaktuara nga saldimi janë një tjetër shkak. Në rast zjarrvënieje, autorët mund të përballen me burg. Autoritetet pranojnë se kapja e zjarrvënësve është e vështirë. Sipas raportimeve, në korrik u bënë 21 arrestime në lidhje me zjarret, në një muaj kur rreth 1 470 zjarre u regjistruan në të gjithë vendin. Rreth 19 000 turistë duhej të evakuoheshin nga ishulli popullor i pushimeve të Rodosit, dhe pesë persona kanë vdekur në të gjithë vendin si pasojë e zjarreve këtë verë, përfshirë dy pilotët e një avioni që hodhën ujë mbi flakët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments