Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEBulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë gushtit

Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale gjatë gushtit

Bulevardi “Epidamn” në qytetin e Durrësit do të kthehet në një hapësirë pedonale gjatë gjithë muajit gusht, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë. Lajmi u bë i ditur nga Policia Bashkiake e Durrësit, e cila theksoi se ky vendim do të zbatohet në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë të pranishme në terren me plan masash për siguruar mbarëvajtjen e kësaj nisme, si dhe për të orientuar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për të mos shkaktuar trafik në rrugët e qytetit. Sipas policisë, qarkullimi dhe parkimi i mjeteve do të kufizohet në akset si më poshtë vijon: Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 01.08.2023 deri më datë 31.08.2023, prej orës 19.00 – 23.00. Për t’i ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, referuar kësaj periudhe (1 – 31 gusht 2023), do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas kësaj planvendosje: Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një drejtim lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut); Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një drejtim lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeloumit të Dëshmorëve); Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve dhe Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (segmenti Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments