Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKofsha,kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes

Kofsha,kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes

Ertjan Kofsha u shpall kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Rumani. Peshëngritësi 18-vjeçar ishte më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë. Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi. Ai kaloi me sukses të gjitha provat. Ertjan Kofsha edhe më herët ka patur sukses në kampionatet e moshave, ku ka marrë medalje. Në Europianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garën e tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments