SpaceX, anuloi lëshimin e raketës Falcon Heavy që ishte planifikuar të niste në orbitë satelitin më të rëndë të telekomunikacionit, Jupiter 3. Kompania njoftoi në Tëitter se anulimi ndodhi një minutë përpara nisjes së planifikuar natën e së enjtes. “Ne po anulojmë nisjen e sotme të Falcon Heavy për misionin Jupiter 3”, deklaroi kompania. Arsyet e vonesës së nisjes nuk janë specifikuar ende. Sipas Hughes Netëork Systems, operatori amerikan i projektit, Jupiter 3 është sateliti më i madh i komunikimit i krijuar ndonjëherë, me peshë 10.1 ton. SpaceX është i njohur për zhvillimin dhe prodhimin e raketave Falcon 1, Falcon 9 dhe Falcon Heavy, si dhe anije kozmike të ripërdorshme si Dragon, Creë Dragon dhe Starship. Kompania po punon gjithashtu në zhvillimin e sistemit të komunikimit satelitor Starlink. RTSH
SpaceX anulon lëshimin në minutën e fundit
RELATED ARTICLES