Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin: Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes

Putin: Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruan se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën, shkruan BBC. Duke folur pas takimit me krerët afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se ”një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes”. Presidenti Putin ka thënë gjithashtu se është e vështirë të zbatohet një armëpushim kur ushtria ukrainase është në ofensivë. Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të vijnë në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara. Ukraina dëshiron që kufijtë e saj të rikthehen siç ishin në vitin 1991, diçka që Kremlini është thellësisht kundër. Moska argumenton në vend të kësaj se në mënyrë që negociatat të zhvillohen, Kievit duhet të pranojë “realitetin e ri territorial” të vendit të tij. Gjatë një konference për shtyp në orët e vona të natës të shtunën, Putin tha se ”nuk kishte plane deri më tani për të rritur veprimet në frontin ukrainas”. Ai gjithashtu mbrojti arrestimin e zërave kritikë nga Kremlini, duke argumentuar se ”disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda’. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments