Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mobilizoi edhe një herë ukrainasit për fitore ndaj Rusisë në një fjalim për Ditën e Shtetit, para udhëheqësve dhe mysafirëve të zgjedhur, në sheshin qendror të Kievit ”St Michael”. “Rusia është e huaj këtu dhe asnjë gjurmë e saj nuk do të mbetet këtu”, tha presidenti duke theksuar se fitorja ndaj Rusisë është “qëllim kombëtar”. “Fitorja e Ukrainës mund dhe duhet të jetë e tillë që çdo përpjekje e armikut për t’u kthyer nuk do të jetë më shumë se fantazitë e sëmura të një të çmenduri”, tha Zelensky. Zelensky vazhdoi të ndante çmime për ushtarët, oficerët e policisë dhe punonjësit e shpëtimit. Dita e Shtetit u prezantua nga presidenti dy vjet më parë. Ajo u vendos në përvjetorin e kristianizimit të perandorisë mesjetare të Kievan Rus në vitin 988. atsh
Zelensky: Fitorja kundër Rusisë qëllim kombëtar
RELATED ARTICLES