Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin qershor 2023, ku theksohet se gjatë këtij muaji kishte më shumë vizitorë sesa një vit më parë. Sipas ASK-së, në qershor 2023, numri i vizitorëve ishte 48 079, prej tyre 39,02%, ishin vendorë dhe 60,98% ishin të jashtëm. “Krahasuar me muajin qershor të vitit 2022 (sa ishin 37 292 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 29,0%. Numri i net-qëndrimeve ishte 122 945, prej tyre 44,6% nga vendorët dhe 55,3% nga të huajt. Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve qershor 2022 – qershor 2023. Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 5 447 vizitorë dhe me 31 407 net-qëndrime. Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2022) ka rritje të vizitorëve për 13,3%. Në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së. atsh