KTHJELLIMET do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit POR herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin. Temperaturat e ajrit MBTEN kostante në orët e mëngjesit POR mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.