Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Shtunë,29 Korrik 2023

Europa,Rajoni Moti-E Shtunë,29 Korrik 2023

Vijon, moti i qëndrueshëm të dominojë territorin e Kosovës, KU në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. POR parashikohet që pas mesditës dhe gjatë pasdites vranësirat të theksohen, KU më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit POR nuk priten reshje. Pritet sërisht rritje e temperaturave të ajrit duke ngjitur termometrin deri në 31 gradë Celcius NDERSA parametri i Erës nuk paraqitet problematik.

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në territorin e Republikës së MV mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta deri në 34 gradë C. Më të theksuara, kthjellimet paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV KU vranësirat më të dukshme do të jene në zonat kufitare me Bullgarinë.

Europa Jugore dhe gadishulli Iberik; do të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. KU problematike situata do  të vijojë në Italinë Jugore dhe Veriun e Greqisë nga zjarret  e shumta. Ndërsa; vranësira të dendura dhe shira të rrëmbyeshëm do të ketë, rajoni i Balltikut, Europa Lindore si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu; stuhitë tropikale kanë përfshire vendet e Europës Qëndrore duke sjellë mjaft probleme në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Hollandë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments