Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia sulmon Ukrainën Perëndimore

Rusia sulmon Ukrainën Perëndimore

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës, me sa duket duke synuar një aeroport ushtarak në perëndim të vendit. “Në rajonin e Lvivit ata u kthyen pas dhe përfunduan duke fluturuar në rajonin Khmelnytskyi në distriktin Starokostyantyniv”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat. Sipas tij, shumë raketa ruse u interceptuan mbi rajonet e Kievit, Kharkiv dhe Dnipro. ”Gjithsej 36 raketa u interceptuan deri në mbrëmje”, thanë forcat ajrore. Ndërkohë, në të gjithë vendin kishte rënë alarm ajror. Objektivi i sulmeve thuhet se kanë qenë avionët luftarakë-bombardues, tip ”Su-24” në aeroportin ushtarak ”Starokostyantyniv”. Forcat ajrore ukrainase kanë kryer disa sulme ajrore të suksesshme me ”Su-24” duke përdorur raketa ”Storm Shadow” mbi depot ruse të municioneve në gadishullin e pushtuar të Krimesë në Detin e Zi. Baza ajrore ”Starokostyantyniv” është sulmuar vazhdimisht me raketa nga ushtria ruse që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë mbi 17 muaj më parë. Fillimisht nuk dihej nëse këtë herë ka pasur ndonjë shkatërrim. Më pas, kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, falënderoi pjesëtarët e mbrojtjes ajrore. “Dita nuk ishte e lehtë, por falë veprimeve të koordinuara të të gjithë rojave tona të qiellit, ky sulm u zmbraps”, ka shkruar ai në Telegram. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments