Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEShkodër, aksion për lirimin e hapësirave publike

Shkodër, aksion për lirimin e hapësirave publike

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të vazhdimit të procedurave për lirimin e hapësirave publike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, referuar legjislacionit përkatës, pas tri ditësh do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura, brenda territorit të bashkisë. Sipas bashkisë, vetëm në qytetin e Shkodrës, janë konstatuar deri tani mbi 40 mjete të braktisura, që zënë hapësirat publike prej kohësh. Sot, nga administratorët e rajoneve të qytetit dhe policia bashkiake, janë vënë njoftimet paralajmëruese në automjetet e braktisura dhe pa targa për heqjen e tyre vullnetarisht, brenda afatit treditor, ndërsa për mjetet me targa po procedohet edhe me njoftimin e pronarëve apo institucioneve që i përkasin. Në të kundërten, sqaroi bashkia, largimi i automjetit do të bëhet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments