Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShtyhet edhe me 6 muaj emergjenca në furnizimin me energji elektrike

Shtyhet edhe me 6 muaj emergjenca në furnizimin me energji elektrike

Qeveria ka vendosur të shtyjë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike deri më 31 dhjetor 2023. Në vendimet e publikuara këtë të mërkurë nga qeveria bëhet me dije se është vendosur që të shtyhet me gjashtë muaj situata e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Qeveria e shpalli gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike në fillim të muajit tetor të vitit 2021. Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Synimi i qeverisë është të mbrojë konsumatorët, me një rend prioritetesh nga poshtë-lart, nga ata që janë më në nevojë e duke vajtur më lart, përmes biznesit të vogël dhe më tej. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments