Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. “Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin”, tha ai. Ndërkohë, Peleshi informoi se po punohet edhe në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Sipas tij, në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë, në Tiranë, po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve. Ai bëri të ditur se situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. “13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, shtoi Peleshi.atsh
Efektivë të FA dhe 7 mjete krah forcave zjarrfikëse të Vlorës
RELATED ARTICLES