Ekspertët thonë se nxehtësia ekstreme dhe temperaturat prej më shumë se 40 gradësh Celsius po bëhen gjithnjë e më të mundshme në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa zyra britanike e motit, Met Office, përgatitet të publikojë raportin e saj vjetor. Agjencia e motit do të publikojë raportin e saj të klimës në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2022, i cili pa për herë të parë temperatura të regjistruara mbi 40 gradë Celsius si dhe zjarre të shumta dhe një numër rekord të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë. Ekspertët e klimës kanë paralajmëruar se nxehtësia prej 40 gradësh e parë vitin e kaluar nuk do të ishte e mundur pa ndryshimet klimatike dhe se BM është e papërgatitur për ngjarjet ekstreme të motit gjithnjë e më të mundshme. Oli Claydon, nga Met Office, tha se momenti historik prej 40 gradesh Celsius ende shihet si një “ngjarje ekstreme e motit”, por do të jetë gjithnjë e më e mundshme në BM me kalimin e viteve. “Është evidente se klima është e mundur të arrijë 40 gradë Celsius në BM tani, siç e pamë në një numër stacionesh në korrik të vitit të kaluar”, tha Claydon. “Mundësia për ta tejkaluar atë duke shkuar përpara diku në MB në një vit të caktuar tani po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”, shtoi Claydon. “Pra, përveç nevojës për të zbutur ndryshimet e ardhshme klimatike duke reduktuar emetimet e gazeve serrë, ne tashmë po përjetojmë ndikimet e ndryshimeve klimatike, kështu që tashmë ekziston nevoja për t’u përshtatur me llojet e ekstremeve të motit që mund të shohim në MB”, theksoi Claydon. atsh
BM temperatura mbi 40°C
RELATED ARTICLES