Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE 1,5 miliardë euro Ukrainës për riparimin e infrastrukturës

BE 1,5 miliardë euro Ukrainës për riparimin e infrastrukturës

Bashkimi Evropian pagoi sot 1,5 miliardë euro (1,66 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter. Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Kievin me vlerë 18 miliardë euro në 2023. Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës. “Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shkroi ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments