Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria ka çmimin më të mirë të energjisë diellore

Shqipëria ka çmimin më të mirë të energjisë diellore

Ekaterina Solovova, përfaqësuese rezidente e BERZH-it në Shqipëri, deklaroi sot se Shqipëria ende ka rekordin për çmimin më të mirë të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor. Në ceremoninë e ankandit të parë për shpalljen e kompanive fituese për ndërtimin e parqeve eolike, Solovova tha se gjatë rrugëtimit 5-vjeçar, kanë parë një qeveri të angazhuar për të arritur objektivat. “Unë besoj se sekreti i suksesit të Shqipërisë është në angazhimin e vet në të gjithë procesin dhe rrugëtimin dhe ankand pas ankandi kemi parë interes të konsiderueshëm nga kompani të huaja dhe vendase. Gjatë këtij rrugëtimi kemi parë një qeveri të angazhuar për të arritur objektivat”, deklaroi Solovova. Ajo theksoi se BERZH po e ndihmon qeverinë shqiptare në diversifikimin e burimeve të energjisë, pasi prodhimi i energjisë vjen pothuajse 100 % nga hidro. “Kjo e bën të cenueshme nga ndryshimet klimatike dhe e detyron atë të blejë energji me çmime të larta gjatë sezonit të thatë”, u shpreh përfaqësuesja e BERZH-it. Po ashtu, u shpreh se BERZH ka mobilizuar rreth 100 milionë euro në financimin tregtar në parkun fotovoltaik në Karavasta, që po ndërtohet nga kompania franceze “Voltalia”.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments