Procesi i dezinsektimit kryhet në orët e vona të mbrëmjes. Zonat përcaktohen në bashkëpunim me administratorët e njësive bashkiake, por edhe duke u nisur drejtpërdrejtë nga shqetësimet e shprehura nga qytetarët. Kohët e fundit shqetësim kryesor ka qenë karkaleci migrator. Drejtor i Shërbimit të Dezinsektimit, Rozafat Sopaj thotë “se i gjithë procesi koordinohet edhe me struktura të tjera, siç është Instituti i Shëndetit Publik, teksa siguron se preparatet që përdoren nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe as për mjedisin”. Nëse hasin raste kur nevojitet dezinsektim në hapësira dhe institucione publike, qytetarët mund t’i drejtohen portalit “Tirana ime”, por edhe njësive administrative. rtsh