Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALELufta kundër virusit respirator RSV

Lufta kundër virusit respirator RSV

Rregullatori Europian i Barnave i ka rekomanduar Komisionit Europian të miratojë përdorimin tek gratë shtatëzëna dhe tek të moshuarit të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer për virusin respirator Sincitial RSV. Vaksina e quajtur “Abrysvo” aktualisht është miratuar për tu përdorur në SHBA tek të moshuarit nga 60 vjec e sipër. Ndërsa përdorimin për gratë shtatëzëna Adminsitrata Amerikane e Ushqimit dhe Kontrollin e Medikamenteve pritet ta vendosë muajin e ardhshëm. RSV është një virus i zakonshëm që shkakton të ftohurën, por mund të shkaktojë sëmundje më të rënda tek fëmijët dhe të moshuarit. Strategjia për të vaksinuar gratë gjatë shtatëzanisë synon të sigurojë atë që quhet imunizim pasiv te foshnjat nga lindja deri tek mosha 6 muajshe. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments