Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShtegu Alarup-Pllaja e Pusit në Korçë

Shtegu Alarup-Pllaja e Pusit në Korçë

Imazhe mbresëlënëse vijnë nga shtegu Alarup-Pllaja e Pusit, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Ujor/Tokësor në Korçë. Shtegu Alarup-Maja e pllajës së pusit, është një shteg piktoresk, së fundmi i frekuentuar shpesh nga të apasionuarit e alpinizmit. Në pikën më të lartë të tij, 2288 metër mbi nivelin e detit, ke mundësinë të shijosh pamjen mahnitëse të tre liqeneve: liqeni i Ohrit dhe dy liqenet e Prespës. Guida të ndryshme organizojnë ngjitje në këtë zonë të Pogradecit, sidomos kur koha e moti e lejojnë një gjë të tillë, pasi ngjitja që nis nga fshati Alarup, konsiderohet e nivelit me vështirësi mesatare. Gjithsesi vizitorët e kësaj maje janë të shumtë e nuk janë ndalur as në kohë dimri, ku vendi mbulohet nga dëbora. Pllaja e Pusit ka një pamje shumë të bukur mbi të gjithë zonën. Kjo ngjitje ka një disnivel rreth 1250 m, 6 km ngjitje dhe 12 km në total ngjitje-zbritje. Sipas guidave, për ta realizuar duhen rreth 7 orë, duke llogaritur dhe pushimet gjatë rrugës dhe atë në majë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments