Një hetim italian i quajtur “Game over” ka arritur të arrestojë 82 anëtarë të dyshuar të mafies në një goditje në shkallë të gjerë ndaj krimit të organizuar, tha policia të hënën. Operacioni synonte anëtarët e të ashtuquajturës “Società foggiana”, mafia në Foggia dhe bizneset e tyre, thanë sot karabinierët. Të dyshuarit akuzohen për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe zhvatje. Armët dhe droga u sekuestruan gjatë bastisjes në provincën e Foggia në rajonin jugor italian të Pulias. Anëtarët e tre klaneve të mafias ”Foggia” kishin arritur me sa duket një marrëveshje për trafikun e drogës që i shihte ata në miliona çdo vit. Sipas raportit, klanet vendosën të vënë në një anë rivalitetet e tyre në favor të monopolizimit të tregtisë së kokainës në territorin jugor italian. Të ardhurat rrodhën në një fond të përbashkët nga i cili përfitonin klanet dhe familjet e mafiozëve të dënuar. Operacioni i së hënës është goditja e tretë ndaj mafias ”Foggia” në shtatë vitet e fundit, me gjithsej 150 arrestime. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, falënderoi policinë, e cila, sipas tij, i kishte dhënë një goditje të rëndë mafies ”Foggia” në një “operacion mbresëlënës”. atsh
82 mafiozë arrestohen pas operacionit ”Game over”
RELATED ARTICLES