Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarë të katër komunave veriore para se të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Bislimi, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë, i pyetur nëse ka pajtueshmëri me ndërkombëtarët se si duhet të shkohet në zgjedhje, pa qëndrimeve të ndryshme në publik, ai u shpreh se “këto janë çështje të brendshme të Kosovës”. Ideja e presidentes Vjosa Osmani që të shkohet përmes peticionit nuk dihet nëse ka bazë ligjore, ndërsa përfaqësuesi i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak duan një proces më të shpejtë. Bislimi konfirmoi se nuk do t’ju kërkojnë 4 kryetarëve të komunave më veriore që të japin dorëheqje, madje as atyre që i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje. Duke u ndalur te masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, Bislimi tha se ka marr zotime nga ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, se me marrëveshjen e Bratislavës janë plotësuar kushtet që ato të largohen. atsh