Ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë Veriore, temperaturat e larta vazhdojnë në zonat qendrore dhe jugore të vendit, raportuan mediat lokale. Breshri me madhësinë e topave të tenisit goditi qytetet Treviso dhe Padova, ndërsa shira të dendur kanë rënë në Vicenza, Verona dhe Venecia, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale. Guvernatori Luca Zaia njoftoi se 110 persona u plagosën në rajonin verior të Venetos për shkak të breshrit që theu xhama makinash, së bashku me dëme të tjera të konsiderueshme materiale. Shoqata Italiane e Fermerëve (Coldiretti), dega në Veneto, tha gjithashtu se fushat bujqësore dhe vreshtat në rajonet veriore janë prekur nga breshri i fortë. Forcat e mbrojtjes civile paralajmëruan gjithashtu për stuhi të mundshme, breshër dhe erëra të forta në rajonet e Lombardisë, Venetos, Friuli Venezia Giulia, Provincën Autonome Bolzano dhe Emilia Romagna. Nga ana tjetër, Italia Qendrore dhe Jugore vazhduan të jenë nën ndikimin e nxehtësisë ekstreme me origjinë nga Afrika. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një paralajmërim publik duke shpallur 18 qytete në kontrollin e nxehtësisë ekstreme të nivelit “të kuq” gjatë fundjavës, nga 23 qytete sa ishin të enjten. Theksohet se temperaturat e larta, të cilat kanë kapluar rajonin gjatë javës së kaluar, mund të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me disa zona deri 45-47 gradë Celsius. atsh
Moti ndan Italinë, në veri breshër , në jug zheg
RELATED ARTICLES