Dita e martë, sjellë një tjetër fuqizim të valëve të të nxehtit me origjinë nga Afrika duke bërë që në Kosovë të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU dhe priten maksimume deri në 39 – 40 gradë C në qytetet Prizren e Gjakovë. Orët e paradites do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, ndërsa pasditja do të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave të cilat më prezente PARAQITEN në zonat Veriore.
Territori i MV do të MBETET me mot të qëndrueshëm, KU pritet të ketë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites KU termometri në disa zona do të ngjitet deri në 41 gradë C. Kjo situatë termike vjen si pasojë e ri-fuqizimit të valëve të të nxehtit Afrikan në rajonin e Ballkanit duke diktuar temperatura të larta në MV. Pasditja dhe mbrëmja sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë MV.
Europa Jugore dhe gadishulli Iberik; do të jenë nën dominimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera ekstreme priten në Gadishullin Iberik, Italinë Jugore, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut KU pritet të thyhen edhe rekordet historike pasi maksimumi do të ngjitet deri në 45 gradë C. NDERSA me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur do të MBETET moti në: Europën Veri-veriperëndimore, Europen Lindore si edhe vendet e Europës Qëndrore