Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACilat sëmundje shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu?

Cilat sëmundje shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu?

Vitet e fundit, shkenca ka bërë përparime të mëdha për të kuptuar se si ndotja në qytete është e lidhur me problemet tona shëndetësore. Ajri që thithim shpesh përmban toksina ose ndotës që shkaktojnë sëmundje, shpesh serioze. OBSH vlerëson se të paktën 7 milionë vdekje të parakohshme shkaktohen kryesisht nga ndotja e ajrit, veçanërisht në vendet e urbanizuara. Konkretisht, studiuesit drejtojnë gishtin kryesisht nga grimcat mikroskopike të pranishme në ajër dhe shumë të dëmshme. Sëmundje kardiovaskulare- Një studim i vitit 2020, ‘Stresi oksidativ në kërkimin e ndotjes së ajrit’, llogariti se rreth gjysma e të gjitha vdekjeve që mund të lidhen me ekspozimin ndaj niveleve të larta të PM 2.5, të ashtuquajturat grimca të imta, janë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspozimi i zgjatur ndaj këtij lloj ndotësi, rrit shumë gjasat për sulme në zemër dhe goditje në tru. Kanceri – Problemet e ndotjes nuk shkaktojnë vetëm raste të kancerit të mushkërive, siç besohet shpesh. Në fakt, në një studim kërkimor të titulluar ‘Rreziku i vdekshmërisë nga kanceri nga ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave të imta të ambientit’, shpjegohet se sa të shpeshta janë kanceret e gjirit, fytit, stomakut dhe mëlçisë të shkaktuara nga smogu. Për më tepër, një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano, lidhi incidencën e grimcave të imëta tek gratë që tashmë vuajnë nga kanceri i gjirit dhe identifikoi një rrezik në rritje të vdekjes midis 72% dhe 82% në pacientët e ekspozuar ndaj përqendrimeve të mëdha të PM 2.5. Shëndeti mendor- Një studim i përbashkët midis universiteteve të Oksfordit dhe Pekinit në vitin 2023 tregoi se si ekspozimi i zgjatur ndaj smogut, duke përfshirë PM 2.5 dhe dioksidin e azotit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe ankthit. Sikur të mos mjaftonte kjo, janë demonstruar edhe lidhje të ngushta midis ekspozimit të zgjatur ndaj smogut dhe fillimit të demencës. Sëmundjet e frymëmarrjes- Pa dyshim, sistemi i frymëmarrjes është një nga më të prekurit nga nivelet e larta të smogut në ajër. Një studim nga Universiteti i Massachusetts, tregoi një rritje te numrit te shtrimeve në spital për probleme me frymëmarrjen në zonat me cilësi të ulët të ajrit dhe nivele të larta të smogut. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments