Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës.
Dita e diel, sjell një tërheqje të lehtë dhe të përkohëshme të valës Afrikane nga territori i MV duke bërë që të ketë rënie të lehtë të temperaturave të ajrit vetëm me 1 – 2 gradë C në të dy vlerat ekstremte ditore, duke bërë që maksimumet në qytetin e Shkupit dhe Manastirit të ngjiten deri në 39 gradë C në orët e mesditës. Paraditja pritet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të cila më të dukshme do të jenë në Lindje të territorit.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe veriperëndimore. PO ashtu, stuhitë tropikale do të të jenë prezente në disa zona të Ballkanit duke sjellë mjaft probleme. NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU problematike situata paraqitet në gadishullin e Ballkanit, Italinë Jugore si edhe brigjet e Greqisë KU priten temperatura mbi 40 gradë C si pasoje e valëvë te nxehtit Afrikan.