Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e alarmuar nga përhapja e virusit të transmetuar nga mushkonjat Aedes, zakonisht vendase në klimat tropikale dhe subtropikale, në Evropë dhe ndërkombëtarisht. ”Që nga viti 2000, numri i rasteve vjetore është rritur tetë herë në rreth 4.2 milionë vitin e kaluar, theksoi Raman Velayudhan, kreu i departamentit të sëmundjeve tropikale të neglizhuara të OBSH-së. “Gjysma e popullsisë së botës tani është në rrezik,” theksoi ai. Rajoni Evropian i OBSH-së ka regjistruar tashmë infeksione lokale në rreth dy duzina vende, përfshirë Spanjën dhe Francën. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), nuk është raportuar ende asnjë infeksion këtë vit. ”Valët e të nxehtit me temperatura të larta priren të thajnë vendet e shumimit të mushkonjave dhe të zvogëlojnë rrezikun e pickimit”, tha Velayudhan. Ndërsa mushkonjat rriten në ujërat e ndenjura, ai paralajmëroi të gjitha vendet që të jenë vigjilente. atsh
OBSH:Përhapja e virusit të transmetuar nga mushkonjat
RELATED ARTICLES