Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia dislokon trupa në kufirin lindor

Polonia dislokon trupa në kufirin lindor

Polonia planifikon të lëvizë më shumë trupa drejt lindjes në kufirin e vendit me Bjellorusinë, njoftoi qeveria mes shqetësimeve për praninë e mercenarëve rusë Wagner në vendin fqinj. Aktualisht po zhvillohet një stërvitje në një lokacion ushtarak pranë Brest-it në Bjellorusi, disa kilometra larg kufirit me Poloninë, anëtare të NATO-s dhe BE-së. Në të, luftëtarët e milicisë private ruse Wagner duhet të trajnojnë ushtarë bjellorusë. “Stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë bjelloruse dhe grupit Wagner janë padyshim një provokim,” tha Zbigniew Hoffmann, sekretar i komitetit të sigurisë së qeverisë polake. Polonia ndan një kufi prej 418 kilometrash me Bjellorusinë, aleatin më të afërt të Rusisë. Dy brigada polake po ushtrojnë tashmë në rajonin lindor. Situata është gjithashtu e tensionuar pasi refugjatët nga vatrat e krizës globale po përpiqen të kalojnë kufirin për në Poloni me ndihmën e autoriteteve bjelloruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments