Komisioni Evropian miratoi sot ndihmën shtetërore gjermane me vlerë dy miliardë euro (2,24 miliardë dollarë) për gjigantin e industrisë “ThyssenKrupp” për të ndihmuar në dekarbonizimin e proceseve të prodhimit të çelikut. Mbështetja financiare vjen në formën e një granti prej 550 milionë eurosh për të mbështetur ndërtimin e një fabrike në shkallë të gjerë për prodhimin e çelikut miqësor ndaj klimës në qytetin gjerman të Duisburgut. “Ndërkohë, janë parashikuar 1,45 milionë euro shtesë për 10 vitet e para të funksionimit të fabrikës së re, për të nxitur marrjen e hidrogjenit të rinovueshëm si një burim energjie për prodhimin e çelikut”, thuhet në një njoftim për shtyp. Miratimi i ndihmës do të kontribuojë në gjelbërimin e sektorit më ndotës, duke ndihmuar në reduktimin e varësisë së Gjermanisë nga karburantet fosile të importuara”, tha në një deklaratë zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager. “Instalimi i ri do të jetë funksional nga viti 2026 e tutje, dhe pritet të kursejë 58 milionë tonë dioksid karboni, gjatë jetës së tij në krahasim me metodat tradicionale të prodhimit të çelikut”, sipas komisionit. “ThyssenKrupp”, prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, ka rreth 13 000 punonjës në Duisburg. atsh
BE, dy miliardë euro për dekarbonizimin
RELATED ARTICLES